• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bayerni fiton një armë kyçe, rikthehet Musiala

17/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jamal Musiala u rikthye në stërvitje me ekipin e Bayern Munchen të martën për herë të parë pas gati gjysmë viti – por ende me kujdes.

Jamal Musiala kishte punuar prej shumë muajsh për këtë ditë. Kur Bayern nisi javën e fundit të stërvitjeve para pushimit dimëror të martën në mëngjes, organizatori i lojës festoi rikthimin e tij në stërvitje me ekipin. Sipas klubit, atij fillimisht iu lejua të kalonte përmes një “korridori nderi” të formuar nga shokët e skuadrës, të cilët i rezervuan një “mirëseardhje të ngrohtë”.

Megjithatë, Musiala mori pjesë vetëm në një pjesë të vogël të seancës fillestare stërvitore. Ai u bashkua në nxehje dhe në disa ushtrime pasimesh. Duelet apo aktivitetet e ngjashme nuk ishin ende në program për 22-vjeçarin gjerman të martën. Më pas, ai vazhdoi punën e rehabilitimit individualisht.

Rikthimi i tij shihet si një shtysë e madhe morale për skuadrën, veçanërisht në prag të një kalendari të ngjeshur ndeshjesh pas pushimit dimëror. Musiala pësoi një thyerje të fibulës dhe një zhvendosje të kyçit të këmbës gjatë humbjes në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube kundër fituesve të Ligës së Kampionëve, PSG, më 5 korrik.

164 ditë më vonë, mesfushori ka hedhur tashmë një hap të madh në rrugën e rikthimit në fushë – pikërisht ashtu siç kishte shpresuar trajneri i tij.
“Shpresoj që ai të mund të zhvillojë disa seanca stërvitore para Krishtlindjeve. Kjo do të ishte një ndjenjë shumë e mirë – për ekipin dhe për të. Dhe më pas ai duhet të marrë minutat e para të lojës në janar. Ky do të ishte plani ideal për ne.”

Ndërsa Bayerni, pa Manuel Neuerin, Conrad Leimer dhe Nicolas Jackson, synon ende të siguroj titullin jozyrtar të “kampionit të vjeshtës” kundër Heidenheim të dielën, Musiala shpreson të jetë sërish i gatshëm për Kompani në vitin e ri.

Next Post

Bakajoko-Albanese, dyshja e Egnatias “kërcënon” Balajn në garën e “Këpucës së Artë”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.