Bayern Munichu ka fituar thellë ndaj Schalkes të shtunën, për të bërë edhe një hap tjetër drejt titullit të kampionit.
Bayerni fitoi me rezultatin 6:0 në kuadër të xhiros së 32-të të elitës së futbollit gjerman, dhe tani i duhen edhe dy fitore për t’u shpallur zyrtarisht edhe kampion i këtij edicioni të Bundesligës.
Thomas Mueller e hapi serinë e golave të shtunën gjatë ditës në “Allianz Arena” në minutën e 21-të.
Joshua Kimmich shënoi për 2:0 pas afër gjysmë ore lojë.
Në minutën e 50-të për 3:0 u përkujdes Serge Gnabry, i cili ishte edhe realizator i golit të katërt në minutën e 65-të.
Mathys Tel vazhdoi goleadën në minutën e 80-të, kurse marokeni Noussair Mazraoui vulosi epilogun final të takimit në minutën e dytë të kohës shtesë.
Bayerni në vendin e parë ka 68 pikë, kurse Schalke vazhdon luftën për mbijetesë. Ka vetëm 30 pikë në 32 ndeshje të luajtura.