• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bayerni humbet pas 7 vitesh në grupet e Championsit, reagimi i trajnerit Kompany

03/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bayern Munchen ka pësuar humbje shokuese në transfertë me Aston Villën në kuadër të ndeshjes së dyte në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

Skuadra angleze e befasoi gjigantin gjerman kur shënoi në minutën e 22-të me anë të Pau Torres, por që këta të fundit i shpëtoi VAR-i për ta anuluar golin në pozicion jashtë loje.

Michael Olise krijoi rastin e parë serioz për Bayernin në minutën e 39-të, mirëpo Emiliano Martinez bëri pritje fantastike.

Pjesa e dytë ishte edhe më e varfër për nga numri i rasteve, me dy skuadrat që nuk arritën të tregonin shumë, por që vendasit në fund shënuan golin e fitores.

Ishte Jhon Duran, ai që realizoi për 1-0, kur u asistua prej Pau Torres në minutën e 79-të.

Kjo humbje e lë Bayernin me vetëm tri pikë, ndërsa në rrethin e tretë përballen me Barcelonën.

Aston Villa i jep fund serisë 7 vjeçare të Bayernit për të mos humbur një ndeshje para fazës eliminatore. (37 fitore, 4 barazime dhe tani 1 humbje).

Trajneri Kompany foli për humbjen në fazën e grupit/ligës për herë të parë në 7 vjet: “Kur bëhet fjalë për të fituar ose humbur, nuk keni nevojë për kontekstin e kaq shumë viteve. Çdo ndeshje ka historinë e vet. Ne kishim shanse të mëdha dhe nuk i dhamë asnjë moment shans vendasve por sapo ia dhamë, në atë moment Villa shënoi një gol, jam i bindur se ne jemi një skuadër që do të shënojmë gola pafund, por historia e kësaj ndeshje ishte kjo.

Është një humbje e hidhur, por Liga e Kampionëve nuk u vendos sot. Duhet të vazhdojmë dhe t’i rikthehemi fitoreve. Leverkusen dhe Villa janë dy skuadra që unë i vlerësoj jashtëzakonisht shumë”.

Next Post

Formula 1/ Red Bull bën ndryshimin e madh, një femër do të vendosë strategjitë e garës së pilotëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.