• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bayerni konfirmon interesimin për Fisnik Asllanin

28/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, po bëhet një nga emrat më të përfolur në Bundesligë sipas raportimeve të ‘Sky News Deutschland’, ku u zbulua ekskluzivisht se Bayern Munich dhe Borussia Dortmund e kanë përfshirë 23-vjeçarin në listën e tyre të dëshirave për merkaton e verës.

Sipas Sky News, bisedimet e para mes palëve tashmë kanë nisur, ndërsa nga Bayern interesi është konfirmuar edhe publikisht. Drejtori sportiv i klubit bavarez, Christoph Freund, foli sot për Asllanin në një intervistë me gazetarin Torben Hoffmann, duke dhënë vlerësime shumë pozitive për sulmuesin e TSG Hoffenheim.

“Ai është një lojtar i mirë, shënon shumë gola, është një djalë i zgjuar dhe është zhvilluar jashtëzakonisht mirë,” tha Freund për Sky News.

“Ka kaluar disa faza huazimi dhe ka bërë progres të madh. E shoh si lojtar interesant dhe të ri që po rritet vazhdimisht.”

Megjithatë, drejtori sportiv i Bayernit shtoi se klubi aktualisht është i kënaqur me situatën në skuadër, duke lënë të hapur derën, por pa dhënë ndonjë sinjal konkret për një lëvizje të menjëhershme.

“Sky News” thekson se ende nuk ka një vendim final nga lojtari, por një gjë tashmë konsiderohet pothuajse e sigurt, Asllani pritet të largohet nga Hoffenheim në verë, për shkak të një klauzole dalëse në kontratë që e bën transferimin shumë të realizueshëm për klubet e interesuara.

Forma e tij e mirë në Bundesligë dhe zhvillimi i vazhdueshëm kanë bërë që top-klubet gjermane ta shohin si një investim serioz për të ardhmen.

Nëse Asllani do të zgjedhë Bayernin, Dortmundin apo një destinacion tjetër, mbetet ende për t’u parë – por një gjë është e qartë: sulmuesi i Kosovës po e fiton gjithnjë e më shumë skenën e madhe të futbollit gjerman.

Next Post

LaLiga nënshkruan marrëveshje rekord televizive mbi 1 miliard euro në sezon, Real Madridi voton kundër

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.