Jamal Musiala nuk do të jetë pjesë e thirrjeve të Julien Nagelsmann për dy miqësoret e Gjermanisë ndaj Zvicrës dhe Ganës më 27 dhe 30 mars. Drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl, deklaroi: “Musiala ka përfunduar një javë rehabilitimi, është i lënduar dhe nuk do të udhëtojë me kombëtaren.
Kjo për të rikuperuar formën me ne, duke u përgatitur për prillin, pjesën tjetër të sezonit dhe Botërorin e verës”. Klubi bavarez është i fokusuar tërësisht te rikuperimi i 22-vjeçarit, i cili do të ndjekë një program gradual rehabilitimi në Mynih për të rikthyer shpejtësinë dhe nivelin e lojës.
Ndërkohë, mbi të qarkullojnë thashetheme merkatoje, me disa klube të mëdha që shpresojnë ta kontraktojnë. Para ndeshjes së kthimit të 1/8-ave të Champions League ndaj Atalantës, trajneri Vincent Kompany e lavdëroi Musiala: “Shpresoj ta trajnoj përgjatë gjithë kohës. Ai është lojtar që mund të bëjë lëvizje të jashtëzakonshme, një investim i rëndësishëm për Bayernin dhe Gjermaninë”.