Hamburgu, ku paraqitet Emir Sahiti, do të jetë kundërshtari i radhës i Bayern Munchenit në Bundesligë.
Bayerni të shtunën nga ora 18:30 e pret Hamburgun në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të elitës gjermane.
Bayerni i ka fituar dy ndeshjet e para. Mori pikët maksimale ndaj RB Leipzigut dhe Augsburgut.
Hamburgu është një nga dy skuadrat e vetme që nuk kanë shënuar ende gola këtë edicion në Bundesligë.
Bavarezët konsiderohen favoritë ndaj Hamburgut.
Hamburgu ka një barazim dhe një humbje. Është kthyer në Bundesligë.
Skuadra e Vincent Kompanys, Bayerni, kërkon të regjistrojë fitoren e katërt radhazi në ligë në shtëpi, pa pësuar gol.
Te Bayerni mund të debutojë sulmuesi senegalez, Nicolas Jackson.
Të shtunën luan edhe Borussia Dortmundi. “Verdhezinjtë” nga ora 15:30 luajnë në udhëtim te Heidenheimi.
Dortmundi ka një fitore dhe një barazim.