Friday, 10. April 2026
Sport

Bayerni me fitore të thellë, shënon gjashtë gola ndaj Freiburgut

GS 22/11/2025 1 Min. Lesezeit

Bayern Muncheni i është kthyer fitoreve në Bundesligën gjermane.

Xhiron e kaluar, Bayerni, barazoi 2:2 me Union Berlinin duke i dhënë kështu fund ecurisë prej 16 fitoreve të njëpasnjëshme.

Bavarezët reaguan të shtunën duke e mposhtur Freiburgun në shtëpi me rezultatin e thellë, 6:2. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 11-të. Bayerni vazhdon të jetë skuadra e vetme në Bundesligë që nuk ka pësuar ende disfatë. Është lider me 31 pikë. Freiburgu ka 13 pikë në mesin e tabelës.

Teilen: