Bayerni i Munihut është një pikë larg titullit të kampionit të ri në Gjermani në futboll.
Skuadra e Bayernit e ka mposhtur me rezultat 3:0 Mainzin, pikë që nuk i mjaftuan për t’u shpallur zyrtarisht kampion tri javë pa ra perdja e kampionatit.
Sane shënoi në minutën e 27-të, Olise në atë të 40-tën dhe Dier (84’).
Bayerni kryeson me 75 pikë, duke lënë pas Bayer Leverkusenin me 67 sosh dhe Mainz zë vendin e 7-të me 47 pikë.