Wednesday, 21. October 2026
Sport

Bayerni pa një superyll sot ndaj Arsenalit

GS 21/10/2026 1 Min. Lesezeit

Joshua Kimmich nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Bayern Munichut për ndeshjen e sotme ndaj Arsenalit, për shkak të një vdekjeje në familjen e tij të ngushtë.

Lajmin e ka konfirmuar klubi bavarez përmes një njoftimi zyrtar, duke kërkuar respektimin e privatësisë së futbollistit dhe familjes së tij në këtë moment të vështirë.

“Ne kërkojmë që privatësia dhe zija e tij të respektohen dhe të mos bëhen pyetje apo raportime të mëtejshme për këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Bayernit.

Klubi gjerman ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për Kimmichun dhe familjarët e tij.

Teilen: