Gjashtë fitore në gjashtë ndeshje, 18 pikë të plotë, 25 gola të shënuar dhe vetëm tre të pësuar: Bayerni i Mynihut duke se e ka hipotekuar që në në start titulli ne Bundesligës. ‘Viktima’ e radhës ishte Borussia e Dortmundit, e cila mundua me të gjitha mundësitë që kishte për të mos dake e humbur nga ‘Der Klassiker’, por nuk fund ishte e detyruar t’i nënshtrohet fatit. Bavarezët fituan 2-1 përballë rivalëve të vjetër, duke e vrarë në njëfarë mënyrë që në start garën.
Sa i përket kronikës, e zhbllokoi takimin fillim Harry Kane që në minutën e 22-të, ndërsa Olise në të 79-ën realizoi golin e sigurisë. Në fund, kur duheshin edhe gjashtë minuta që të mbyllej koha e rregullt, Brandt ngushtoi diferencën duke e ndezur sfidën, por Bayerni me maturi e mbrojti epërsinë, duke marrë në fund tri pikë të plota.