Bayerni ka mposhtur Darmstadtin me rezultat turpërues 8:0.
Gjigantët bavarez nuk mund të kishin një fillim më të keq, pasi Joshua Kimimch u përjashtua me karton të kuq vetëm pesë minuta pas fillimit të lojës, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, nuk kaloi shumë kohë, përpara se gjërat të barazoheshin nga pikëpamja e lojtarëve, pasi Klaus Gjasula u ndëshkua me të kuq.
Manuel Neuer bëri rikthimin e tij të shumëpritur në 11-ën pasi theu këmbën në dhjetor dhe tashmë po tregonte pse ishte një mungesë e madhe për skuadrën e Thomas Tuchel.
Reprezentuesi gjerman bëri dy pritje të shkëlqyera në pjesën e parë.
Matej Maglica po ashtu u ndëshkua me karton të kuq.
Në pjesën e dytë dhe përfundimisht cilësia e Bayernit u tregua teksa Kane shënoi një goditje të shkëlqyer me kokë në minutën e 52-të.
Dhe vetëm pak çaste më vonë, Sané – i cili kishte qenë lojtari më i mirë në fushë deri në këtë pikë – shënoi nga afër.
Jamal Musiala ishte ai që gjeti golin e tretë.
Mikpritësit shpejt morën një të katërt, pasi Sané shënoi të dytin personal me një përfundim të mirë.
Kane më pas shënoi golin e tij më të mirë deri më tani për klubin, teksa gjuajti nga gjysma e fushës mbi portierin e prapambetur.
Thomas Müller doli nga pankina dhe shënoi një të gjashtë përpara se Musiala të gjente golin e shtatë.
Golat u plotësuan në minutën e 90-të teksa Kane hyri në zonë dhe përfundoi për hat-trick. /Lajmi.net/