• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bayernit i shtyhet festa e kampionit

03/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bayern Munichut i është shtyrë festa e titullit në Bundesligën gjermane. Ishte pak sekonda larg festës së madhe, por u shokua nga sulmuesi i Leipzigut, Yussuf Poulsen. Sulmuesi danez realizoi në minutën e katërt të kohës shtesë dhe e vendosi sfidën.

Bayerni barazoi në udhëtim te Leipzigu të shtunën në kuadër të xhiros së 32-të me rezultatin 3:3. 

Nuk ishte rezultat i mjaftueshëm për ta fituar titullin të shtunën dhe i duhet ende kohë. 

Në rast se kampioni në fuqi i Gjermanisë, Leverkuseni, e fiton ndeshjen e së dielës ndaj Freiburgut në udhëtim, festa e Bayernit shtyhet edhe për një javë. 

Benjamin Sheshko në minutën e 11-të dhe Lukas Klostermann gjashtë minuta pa u mbyllur pjesa e parë, shënuan për Leipzigun në pjesën e parë. 

Trajneri i Bayernit, Vincent Komapany, bëri disa ndryshime në pjesën e dytë dhe dolën të suksesshme.
Eric Dier e ngushtoi rezultatin fillimisht në minutën e 62-të me asistim të Michael Olises. Olise një minutë më pas realizoi vetë për 2:2. 

Shtatë minuta para fundit, në skenë doli edhe Leroy Sane, sulmuesi i krahut. Sane realizoi për 3:2. 

Kur lojtarët, stafi dhe tifozët e Bayernit po bëheshin gati për festën e madhe në Leipzig, Poulsen realizoi për mrekulli nga afërsia dhe vendosi gjithçka në këtë përballje. 

Te Bayerni nuk luajti sulmuesi Harry Kane për shkak të lëndimit. Kane mund të jetë i gatshëm për lojë në duelin e ardhshëm, në të cilin Bayerni pritet ta festojë titullin e 34-t në “Allianz Arena”, para tifozëve të vet. 

Bayerni mbetet lider me 76 pikë. 

Next Post

Bukayo Saka jep një përgjigje domethënëse

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.