Friday, 21. August 2026
Sport

Beck transferohet te Proton Cable Prizreni

GS 03/01/2025 1 Min. Lesezeit

Qendra amerikane, Tervell Beck është larguar nga KB Peja por jo edhe nga basketbolli kosovar.

Beck, do të jetë pjesë e Proton Cable Prizrenit për pjesën e mbetur të këtij sezoni, ka njoftuar ekipi prizrenas që garon në Superligën e Kosovës.

Beck te Proton Cable Prizreni po shihet si përforcim i duhur në trapez dhe pritet ta ndihmoj ekipin e ri në arritjen e objektivave.

Amerikani muaj më parë u rikthye te Peja, pasi ishte pjesë e skuadrës edhe sezonin e shkuar, ndërsa në 9 paraqitje këtë sezon, Beck ka pasur një mesatare prej 9 pikëve e 4 kërcimeve për ndeshje.

 

Teilen: