Që nga largimi nga Manchester United në verë, David de Gea është pa klub.
Por, David Beckham po i ofron mundësin të bashkohet me Lionel Messin në MLS.
Ish-futbollist kërkon ta sjell portierin legjendar në Inter Miami.
Sipas, Daily Star, De Gea tashmë ka refuzuar një lëvizje në Arabinë Saudite, megjithëse është përfolur se Real Betis dhe Valencia janë të interesuara, si dhe fakti se një rikthim në La Liga mund t’i përshtatet spanjollit.
De Gea u largua nga United pasi nuk arriti marrëveshje për vazhdimin e kontratës. /Lajmi.net/