Tuesday, 2. June 2026
Sport

Beckham thërret Pep Guardiolën në Miami, trajneri i vendosur për të marrë një vit sabatik

GS 02/06/2026 1 Min. Lesezeit

“Daily Mirror” zbulon një prapaskenë të rëndësishme në lidhje me të ardhmen e trajnerit spanjoll, Pep Guardiola. Ish-trajneri i Manchester City është kontaktuar nga David Beckham për stolin e Inter Miami.

Sipas lajmit të së përditshmes angleze, bashëkpronari i klubit amerikan e sheh Guardiolën si zgjedhjen e parë për pasuesin e Javier Mascherano. Beckham ka si objektiv që ta bashkojë trajnerin e njohur me Lionel Messi-n pas shumë sukseseve që ata kanë arritur së bashku te Barcelona.

Megjithatë, përgjigjia e Guardiolës nuk ishte ajo që Beckham priste. Trajneri e ka refuzuar ofertën dhe duket i vendosur në idenë e tij për të marrë një vit sabatik, para se të vendosë se cilën skuadër do të drejtojë në të ardhmen.

Teilen: