Monday, 6. April 2026
Sport

Befasi e madhe, Nainggolan kthehet te Roma

GS 14/09/2023 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Radja Nainggolan do të rikthehet te skuadra e Romës, ka bërë të ditur “Calciomercato” të enjten.

Mësohet se mesfushori belg i është ofruar Romës dhe ekipi italian parimisht e ka pranuar ofertën e tij.

Roma është gati t’i ofrojë atij kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit, e cila pritet të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.

Nainggolan te Roma do të transferohej si lojtar i lirë, pasi prej edicionit të shkuar është pa klub kur i skadoi kontrata me SPAL-in.

Nainggolan më herët ka qenë pjesë e Romës, ekip për të cilin ka luajtur katër edicione përpara se të largohej në vitin 2018 duke iu bashkuar Interit.

Ai karrierë ka bërë edhe te Piacenza, Cagliari e Antwerpi. Ka edhe 30 ndeshje e 6 gola me Belgjikën.

Teilen: