Saturday, 11. April 2026
Sport

Befasi e madhe, Servette tronditet! Ajdini shënon në fitoren e Lausanne-Ouchy

GS 03/04/2024 1 Min. Lesezeit

FC Stade-Lausanne-Ouchy ka triumfuar në udhëtim me rezultat 2:1 ndaj Servette-s. 

Futbollisti Alban Ajdini shënoi në minutën e 27-të dhe Damascan në atë të 84-tën për FC Stade-Lausanne-Ouchy dhe Guillemenot në minutën e 78-të për vendasit. 

Kapiteni Lavdërim Hajrullahu, Mërgim Qarri e Alban Ajdini, u paraqitën standardë për FC Stade-Lausanne-Ouchy.

Ajdini është zëvendësuar në minutën e 75-të, dhe Liridon Mulaj në minutën e 88-të e ka zëvendësuar Qarrin.

Servette ështjë në vend të dytë me 54 pikë e FC Stade-Lausanne-Ouchy në të fundit (i 12-ti) me 23 sosh.

Teilen: