Wednesday, 27. May 2026
Sport

Befasi në Kupë, eliminohet Gjilani

GS 12/02/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Vëllaznimit ka shkaktuar befasinë me të madhe në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Kosovës në futboll.

Ekipi nga Gjakova që bën gara në Ligën e Parë, Vëllaznimi ka eliminuar skuadrën e Superligës, Gjilanin për të avancuar në çerekfinale të Kupës.

Të mërkurën, Vëllaznimi ka triumfuar 2:1 ndaj Gjilanit, falë golave të shënuar nga Viktor Kuka e Norik Krasniqi.

Në çerekfinale, të mërkurën janë kualifikuar edhe Llapi, Malisheva e Drita, skuadra këto që janë pjesë e Superligës.

Llapi eliminoi Vushtrrinë që e mposhti 2:0, Malisheva triumfoi me rezultatin identik ndaj Dinamos kurse Drita triumfoi 5:4 ndaj Dukagjinit pas penalltive pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan pa gola.

Të enjten, prej orës 12:30 luhen duelet Feronikeli ’74 – Prishtina e Re dhe Ferizaj – Rilindja 1974

Teilen: