Siç raportohet nga ‘Sky Germany’, Bayern Munich tani po shqyrton dy portierë të rinj për të luajtur si një opsion rezervë për Manuel Neuer.
Me Yann Sommer që pothuajse është jashtë Bayernit dhe Inter Milan duket të jetë destinacioni i tij i preferuar.
Thomas Strakosha dhe Dominik Kotarski janë diskutuar nga Bayern si alternativa të mundshme, transmeton lajmi.net.
Strakosha e kaloi sezonin e kaluar në Brentford, ku pati vështirësi për kohën e lojës, duke u paraqitur vetëm dy herë teksa luajti fyellin e dytë me portierin spanjoll David Raya.
Megjithatë, 28-vjeçari ndërkombëtar shqiptar kishte bërë emër te Lazio para se të ishte në Londër, duke u paraqitur 208 herë për Biancocelesti, ndërsa kishte mbajtur 62 herë portën e paprekur./Lajmi.net/