• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Befasohet Ajet Shoshollli

16/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ajet Shosholli gjatë nuk do të harrojë ditën e sotme, befasinë e papritur nga legjendat e futbollit, gjenerata e artë e Prishtinës dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosoivës, Agim Ademi.

Shosholli sot ka festuar 80 vjetorin e lindjes por që u befasua këndshëm nga kreu i FFK-së dhe gjenerata e artë e Prishtinës, ku ishte i pranishëm edhe Mensur Nexhipi.

Shosholli sot shënon edhe 50 vjetorin që është pjesë profesionale e federatës, që nga viti 1975. 

Image

Ajet Shosholli me gjeneratat e artë

Shosholli ka qenë shqiptari i parë kryetrajner në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë, kur e ka udhëhequr Prishtinën nga nëntori i vitit 1984 deri në mars të vitit 1985. 

Ka qenë selektori i parë i kombëtares së Kosovës nga viti 1991 deri në vitin 1996. 

Ramadan Cimili, Mensur Nexhipi, Rafet Prekazi, Erdogan Celina, Ramiz Krasniqi, Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Muharrem Sahiti etj, ishin të pranishlm.   

“Urime ditëlindjen, legjendë e futbollit – Ajet Shosholli!

Sot pata nderin të jem pjesë e një feste të veçantë, të organizuar nga miqtë, familjarët, ish-futbollistët dhe bashkëpunëtorët e trajnerit të mirënjohur Ajet Shoshollit.

Baca Ajet është një udhërrëfyes për secilin prej nesh, i cili për dekada me radhë ka kontribuuar në zhvillimin e futbollit dhe në formimin e brezave të rinj të futbollistëve. 

Me karakter të palëkundur dhe vlera të larta humane e sportive, Baca Ajet sot mbushi plot 80 vjet jetë – të mbushura me dashuri e përkushtim për familjen e futbollin.

Rrofsh gjatë Legjendë – shembulli yt frymëzon brezat e rinj!”, ka shkruar Ademi.

Next Post

LIVE INTER-BAJERN/ Çmenden në festë zikaltrit, Lautaro Martinez gjen golin e barazimit (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.