Qendërmbrojtësi Diar Halili do ta vazhdojë karrierën te Tirana në kampionatin elitar të Shqipërisë.
Halili 22-vjeçar do të huazohet te skuadra shqiptare për pjesën e mbetur të këtij edicioni.
“Qendërmbrojtësi ynë kalon te ekipi bardh e blu, ku pritet të jetë një forcë shtesë për skuadrën kryeqytetase në misionin e këndelljes në pjesën e dytë të sezonit. I urojmë Diarit shumë suksese dhe sa më shumë paraqitje pozitive në Tiranë”, ka shkruar Prishtina në faqen zyrtare.
Tirana pas 18 ndeshjeve të luajtura zë vendin e fundit me 10 pikë.
