FK Bylis ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me dy prej lojtarëve të huaj që ishin afruar gjatë merkatos së verës: braziliani Indio Oliveira dhe spanjolli David Karmona.
Ky vendim vjen në prag të ndeshjes së rëndësishme kundër Tiranës, që do të zhvillohet këtë fundjavë. Ndërsa Oliveira ka arritur të marrë disa minuta në fushë, Karmona largohet pa u aktivizuar asnjëherë me ekipin e parë.
Në komunikatën zyrtare, Bylisi thekson:
“FK BYLIS njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me marrëveshje me dy nga lojtarët e afruar gjatë merkatos së verës, spanjollin David Carmona si dhe brazilianin Indio Oliveira.”
Teilen: