Luis Enrique ka lëshuar një bombë.
Trajneri i Paris Saint-Germain e vendosi Fabian Ruiz të Spanjës në krye të listës së tij të kandidatëve për të fituar Topin e Artë 2026, duke evidentuar suksesin e jashtëzakonshëm që mesfushori arriti me klubin dhe kombëtaren gjatë një sezoni.
Duke folur në stërvitje para Superkupës së Europës, Luis Enrique i tha gazetës spanjolle “Sport” se Fabian ka një shans shumë të fortë për të fituar çmimin pasi kombinoi Kupën e Botës, Kampionatin Europian, Champions League dhe Nations League.
Trajneri spanjoll ishte i vendosur: “Fabi fitoi Kupën e Botës, Kampionatin Europian dy vjet më parë, Champions League dy herë radhazi dhe Nations League… Topin e Artë! Topin e Artë me siguri!”.
Luis Enrique nuk ishte i vetëm. Kapiteni i PSG-së, Marquinhos, e mbështeti shokun e tij të skuadrës për të garuar për çmimin, duke thënë:
“E vetmja gjë që mungon që mungon është Topi i Artë, kaq”, një shenjë respekti për faktin se Ruiz tashmë krenohet me një rekord të mbushur me trofe dhe i mungon vetëm kurora më e madhe individuale në futbollin botëror.
Fabian Ruiz ka atur një ecuri të jashtëzakonshme kohët e fundit. Ai luajti një rol kyç në arritjet e PSG-së dhe Spanjës, duke fituar titullin në Ligue 1, Nations League, Kupën Interkontinentale dhe Superkupën Franceze me PSG, plus Superkupën e Eruopës 2025, ndërsa provoi të ishte një nga figurat me ndikim për ekipin kombëtar nën drejtimin e Luis de la Fuente.
Pyetja është si mund të ndihet Kvaratskhelia për këtë qëndrim të trajnerit të tij. Kujtojmë se gjeorgjiani është gjithashtu një nga favoritët për ta fituar Topin e Artë, duke parë se ai u shpall Lojtari i Sezonit në Champions League.