Wednesday, 22. April 2026
Sport

Befason Rooney: Në dy sezonet më të mira shënoja shumë gola, por isha i mërzitur

GS 31/10/2025 1 Min. Lesezeit

Wayne Rooney e ka pranuar se është ndjerë i mërzitur gjatë dy sezoneve të tij më të mira te Manchester United, përkundër faktit që shënoi 68 gola gjatë asaj periudhe.

Sulmuesi legjendar, tani 40 vjeça e ka pranuar se nuk arrinte ta gjejë atë lumturinë në futboll edhe pse ishte në kulmin e karrierës së tij si numri 9 nën drejtimin e Sir Alex Ferguson.

Ferguson e përdori Rooneyn në disa pozicione gjatë 13 viteve të anglezit në klub.

Duke folur për emisionin Wayne Rooney Show të BBC, ai sqaroi: I pata dy sezone që luaja si sulmues, duke shënuar 34 gola në të dyja edicionet, por isha i mërzitur. Doja të isha I përfshirë në ndeshje. Unë po shënoja gola dhe po fitonim ndeshjet, por doja të isha më I përfshirë.

Ai u largua nga futbolli aktiv në vitin 2021, teksa ishte duke u paraqitur për ekipin e Derby Countyt.

 

Teilen: