• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Befason Verstappen

27/11/2024
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Titulli i katërt kampion bote për pilotë i fituar nga Max Verstappen në Formula 1 ka qenë mjaft i vështirë.

Ai pati një duel të fortë mes Lando Norris, që garon me McLaren.

Mes dy pilotëve ka patur mjaft incidente në pistë, sidomos në pjesën e dytë sezonit, të shoqëruara me penalitete.

Megjithatë, miqësia e tyre duket se i ka përballuar tensionet, gjë që e vërteton edhe përqafimi mes tyre pas garës së fundit në Las Vegas. Verstappen foli për marrëdhënien e tij me Norris, duke zbuluar një sekret: “Kam kaluar shumë momente me Lando edhe në të kaluarën, kur unë po fitoja dhe ai jo”.

“Gjithmonë i kam thënë se do të vijë edhe koha e tij. I thashë ‘ndiq rrugën, ke një ambient të mirë në ekip’. Por, dikur e kam ftuar me kënaqësi të bëhej shoku im i skuadrës në atë kohë te Red Bull. I thashë: ‘Nëse do të fitosh, mund të vish edhe këtu”, u shpreh Max Verstappen.

Më tej, holandezi shtoi: “Unë jam i lumtur për të. Ai pati një sezon të mrekullueshëm. Ndoshta këtë vit jo gjithçka shkoi siç duhet, por kjo është pjesë e rrugës në të cilën jemi. Ju bëni gabime, mësoni prej tyre. Nuk flasim përditë, por ne jemi miq, kam shumë respekt për të”.

Next Post

Besa zhgënjen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.