Sunday, 2. August 2026
Sport

Begolli: Finalja Francë-Angli me formën aktuale, do të ishte ndeshja më e mërzitshme në histori të futbollit

GS 08/07/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri i njohur kosovar Granit Begolli, e ka analizuar Kampionatin Europian deri më tani.

Ai e dha një mendim nëse finalja potenciale do të jetë Francë-Angli.

“Nëse kishin lujt sikur deri më sot, finalja potenciale Francë-Angli, do të ishte ndeshja më e mërzitshme në historinë e futbollit”, u shpreh Begolli në emisionin Favorit në T7.

Kujtojmë se Franca dhe Anglia janë kritikuar tej mase për paraqitjet e tyre aspak të mira në këtë Euro.

Franca takohet me Spanjën në gjysmëfinale, teksa Anglia me Holandën.

/GazetaBlic Sport

Teilen: