Bukayo Saka e ka lidhur të ardhmen e tij me Arsenalin deri në vitin 2030. Kontrata e mëparshme e lojtarit do të skadonte në qershor të vitit 2027 dhe skuadrat e Premier League dhe ato evropiane e kishin monitoruar situatën e tij, por preferenca e tij ka qenë gjithmonë të qëndrojë tek Arsenali.
Bukayo Saka nënshkroi një kontratë të re katërvjeçare me Arsenalin, që e bën atë lojtarin më të paguar të “Topçinjve”.
Lojtari ndërkombëtar anglez është bërë një lojtar kyç për klubin e fëmijërisë së tij nën drejtimin e Mikel Artetas, duke luajtur më shumë minuta se çdo lojtar tjetër i Arsenalit që nga emërimi i trajnerit në vitin 2019.
Në total, ai ka bërë 296 paraqitje për “Topçinjtë”, duke shënuar 77 gola, përfshirë tetë në 34 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.