Kristian Eriksen edhe zyrtarisht futbollist i ri i skuadrës gjermane, Volfsburg.
Mesfushori danez ka nënshkruar kontratë një vjeçare. 33-vjeçari ishte pa skuadër që nga muaji qershor, kur i përfundoi kontrata me Mançester Junajtid.
“Mezi pres këtë aventurë të re. Jam i bindur se mund të bëjmë një ndryshim së bashku në Volfsburg. Diskutimet me ata që ishin përgjegjës ishin shumë të mira.
Ndjeva menjëherë se trajneri Paul Simonis kishte një ide të qartë për ekipin dhe gjithashtu për mua. Fakti që ka shumë fytyra që njoh nga kombëtarja daneze në skuadër e bën VfL-në veçanërisht tërheqëse për mua”, tha Eriksen pas nënshkrimit si lojtar i Volfsburgut.