Sunday, 26. April 2026
Sport

Bejl konfirmon prezencën në “Wembley”: Finalen e ndjek si një tifoz, Reali ka diçka që nuk e ka asnjë klub tjetër

GS 01/06/2024 1 Min. Lesezeit

Në një intervistë për “The Guardian” disa orë para finales së Champions League, ish-sulmuesi i Realit, Garet Bejl ka konfirmuar se do të marrë pjesë në Londër si një tifoz për të parë ndeshjen mes ish-skuadrës së tij dhe Dortmundit.

1959802-41191525-2560-1440

“Është mirë që do të jem në stadium si një tifoz i thjeshtë, si një tifoz më shumë i Realit. Do të jem në stadium pa atë presion dhe pritshmëri që jam mësuar kur luaja vetë. Është diçka me të cilën nuk jam mësuar. Do ta shijoj mundësinë pa qenë në atë tenxhere me presion”, shpjegoi uellsiani, i cili fitoi pesë Champions me të bardhët.

Më pas Bejl ka shtuar: “Kur vjen puna te Liga e Kampioneve, Reali ka diçka që nuk e ka asnjë klub tjetër”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: