• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Beka lëndohet sërish, duhet të pauzojë edhe dy muaj

31/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Luzerni do të jetë pa qendërmbrojtësin e Kosovës, Ismajl Beka, sërish.

Beka 25-vjeçar, i cili ka luajtur për “Dardanët” një ndeshje, ka pësuar thyerje të ashtit në këmbën e djathtë në stërvitjen e së mërkurës.

Klubi zviceran njoftoi të premten se ai do të mungojë edhe të paktën dy muaj tjetër.

“Ekzaminimet e para mjekësore tregojnë se lëndimi mund të trajtohet edhe pa ndërhyrje kirurgjike. Diagnoza finale do të caktohet pas kontrollimeve të tjera javën tjetër, në klinikën ‘Hirslanden Clinic St. Anna’, në javën tjetër”, ka shkruar Luzerni.

Për Bekën është lëndim i ri, pasi pushoi një vit për shkak të lëndimit të ligamentit kryqëzor.

U kthye në stërvitje në muajin dhjetor, por lëndimi i ri e ka ndalur në gjysmë rikthimin e tij në fushë.

“Luzerni uron që Ismajli të ketë shërim të shpejtë dhe do ta përkrahim sa më shumë që është e mundur. Mezi e presim sërish në fushë”, ka shkruar Luzerni.

Next Post

Rrahmani: Kujdes nga Roma!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.