Deputeti Bekim Haxhiu ka reaguar përmes një postimi në Facebook ku ka akuzuar Qeverinë e Kosovës konkretisht Ministrinë e Sportit për ‘zhvatje’ në kontratën një burimore për barin sintetik në stadiumin e Prishtinës.
Haxhiu pretendon se nga kontrata një burimore u shpenzuan 1.3 milionë euro për bari sintetik që sipas tij në vlerën e tregut bari sintetik kushton rreth 300 mijë euro, shkruan GazetaBlic Sport.
Ja postimi i tij:
Zhvatësit në aksion!
Ministri duhet te tregoj për kontratën një burimore për fushën me bari sintetik hibrid në vlerë 1.3 milion qe në çmimet e tregut nuk kushton me shumë se 270-300 mijë euro.
Unë e kam ngritur në Kuvend këtë zhvatje, vjedhje, korrupsion të Qeverisë dhe kam kërkuar që Prokuroria të hetoj këtë rast, ku u “tretën” 1 milion euro me kontratën një burimore?
Si u transferuan paret nga MKRS në OJQ dhe si u formua komision i përbashkët MKRS-FFK, me qëllim zhvatjen e 1 milion eurove.
Degradim i sportit, keqpërdorime, zhvatje, dështime në infrastrukturën sportive, dështime në organizim, dhunë fizike edhe në garat e fëmijëve – kjo është pasojë e keqmenaxhimit që po ndodh në sektorin e sportit.
Ministri del merr poza e lavderohet me zhvatjen e 1 milion eurove të paras publike.
– HAJNAT në BURG!
/GazetaBlic Sport.