Kupa e Botës 2026 nis me një barazim për Belgjikën. “Djajtë e Kuq” barazuan 1-1 kundër Egjiptit, duke ndarë kështu pikët e para në Grupin G, ku përfshihen edhe Irani e Zelanda e Re.
Ashour (19′) i kaloi “Faraonët” në epërsi me një asist nga Salah, i cili mbush 34 vjeç sot, por Djajtë e Kuq arritën të barazonin rezultatin falë një autogoli të Hany (66′), i shkaktuar dhe nga vrapimi i Lukakut në zonën e penalltisë. Ndërkohë, De Bruyne u ndal vetëm nga shtylla gjatë ekzekutimit të një goditje dënimi.
Në minutën e 83-të, Shobeir, lojtari më i mirë i ndeshjes, i mohoi golin Mechele-s dhe fishkëllima e fundit sinjalizoi për një barazim përfundimtarë 1-1.
Belgjika do të rikthehet në aksion të dielën, më 21 qershor, kundër Iranit. Kundërshtari i radhës i Egjiptit do të jetë Zelanda e Re, më 22 qershor.
