• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Belgu mundi t’i bëjë të gjithë bashkë, Kompani: Bajerni jo thjesht një klub, por një identitet!

21/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në fund të sezonit të tij të parë te Bajerni, Vinsent Kompani u qetësua shumë. Belgu 39-vjeçar, i cili gjithmonë ruan kontrollin gjatë paraqitjeve publike në mënyrë që të shmangë ndërhyrjet dhe në përgjithësi të ofrojë sa më pak mundësi për sulm – ndryshe nga shumë paraardhës të tij – bëri një përjashtim pas festimit të kampionatit në bashki të dielën.

bajern

Kur u pyet për udhëtimin kontrovers të yjeve të tij në Ibiza pak para finales së sezonit, Kompani u tha gazetarëve me një buzëqeshje të gjerë: “Të gjithëve do t’u kishte pëlqyer shumë të shkonim, le të jemi të sinqertë. Hajdeni!”. Pikë, Kompani! Dhe pas fitores 4-0 të ekipit të tij kundër Hofenhaimit, debati rreth një shtrembërimi të mundshëm të konkurrencës është zgjidhur. Bajerni i Kompanisë dha një përgjigje të fortë në fushë.

PO AQ I MIRË SA FLIK Për trajnerin e ri, që riktheu Bajernin te tituli kampion, ky ishte fundi perfekt i një sezoni të parë shumë të mirë në Bundesligë. Ekipi i tij e mbylli me 82 pikë, më shumë sesa kanë arritur që nga viti 2020 nën drejtimin e Hansi Flik. Bajerni shënoi 99 gola dhe e la pas Leverkusenin me një diferencë marramendëse prej 13 pikësh. Nuk mund të ishte më e merituar. Të krijohet përshtypja se Kompani e kuptoi klubin dhe veçoritë e tij shumë shpejt. Ai dhe Bajerni duket se përshtaten.

MË SHUMË Por ajo që e kupton më mirë lidhjen e tij me Bajernin vjen më tej… “Bajerni i Mynihut nuk është vetëm një klub futbolli dhe kaq. Bajerni i Mynihut është një identitet”, tha Kompani përpara se të nisej për pushime me familjen e tij. Nuk e di nëse është e lehtë për t’u shpjeguar. Është ndryshe nga ekipet e tjera. Është një identitet i njerëzve të lidhur me këtë klub. Ndonjëherë kjo nuk ka të bëjë fare me futbollin. Kjo është diçka e mirë. Nuk e kam parë këtë askund tjetër”. Dhe Kompani nuk është nga ata që nuk ka parë. Ai ka parë shumë, ishte kapiten i Mançester Sitit dhe më parë luajti për Hamburgun. Ai u rrit në qytetin e tij të lindjes, duke luajtur për Anderlehtin. “Anderlehti ka fituar gjithashtu 34 tituj, – tha ai, – Duhet të luash futboll po aq të mirë dhe të fitosh gjithçka”. Kompani është një fitues.

KARIZMA DHE ZGJUARSIA Kjo është pritur mirë nga lojtarët e tij, si dhe nga drejtuesit, të cilët e shohin Vinsent Kompani si një “dorë tjetër” krahasuar me paraardhësin e tij Tomas Tuhel. Tuhel dështoi ta bashkonte dhomën e zhveshjes dhe gjithashtu shkaktoi vazhdimisht polemika në publik. Kompani, nga ana tjetër, ka sjellë më shumë qetësi. Ai vlerësohet për kujdesin dhe sjelljen e tij miqësore. “Fitore apo humbje, nuk ndryshon asgjë. Lojtarët e bënë Bajernin kampion, jo trajnerët. Nuk ka ndryshim tani, meqenëse unë jam kampioni”, tha ai, modest si gjithmonë. “Nuk fituam gjithçka, kjo është e vërtetë. Por sa herë që kishte një pengesë, djemtë reagonin. Kjo është një bazë e mirë. E mbyllëm me 13 pikë përpara, sepse djemtë ishin të uritur. Dhe duam ta mbajmë këtë nivel sezonin e ardhshëm”, shtoi ai.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Gjermanët do ta ndajnë drejtësinë në finalen e Kupës së Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.