Xhud Bellingam është shpallur lojtari më i mirë i Superkupës së Europës të luajtur në stadiumin kombëtar të Varshavës, në të cilën Reali e tij mposhti Atalantën 2-0.
Anglezi nuk arriti të shënonte, por ai ishte vendimtar në golin e dytë me asistin e shkëlqyer për Kilië Mbape.
Bellingam doli në një konferencë për shtyp pas ndeshjes dhe pranoi se këtë sezon do t’i duhet të përshtatet për të luajtur më larg zonës.
“Nuk më intereson ku luaj. Kundër Atalantës kam luajtur më shumë në të majtë, por kjo varet gjithmonë nga ndeshja dhe kundërshtari. Është e qartë se sa më afër zonës ku luan, aq më e lehtë është të shënosh. Tani do të më duhet të përshtatem, por jam gati të luaj ku të vendosë Ançeloti”, deklaroi mesfushori.