“E njëjta gjë çdo javë”. Me Real Madridin që po humbiste 0-2 kundër Almerias, Xhud Bellingam këmbeu këto fjalë me Hernandez Maeso, arbitrin e ndeshjes së fundit të Realit në kampionat. “Ju nuk më jepni asnjë një m*** faulli”, vazhdoi anglezi i irrituar, i cili pësoi gjithsej katër faulle nga lojtarët andaluzianë. Një rezultat që Xhud e konsideroi të pamjaftueshëm, pasi edhe arbitri ra dakord me të për një nga aksionet ku ai protestoi.
“Oh Zoti im… shkëlqyeshëm “, u përgjigj lojtari i Realit. E vërteta është se shifrat i japin të drejtë Bellingamit. Në këtë pikë, anglezi është lojtari i dytë në pesë ligat kryesore evropiane që fiton më shumë faulle, gjithsej 72, vetëm pas 75 të pësuar nga lojtari i Lacios, Matia Zakanji. Në “Bernabeu” ka një shqetësim për atë që konsiderohet mungesë mbrojtjeje ndaj një futbollisti që ngre nivelin e Ligës, e cila ka pasur shumë nevojë për referenca të mëdha futbollistike vitet e fundit. Dhe, duke marrë parasysh vetëm ndeshjet e kampionatit, duke lënë mënjanë kompeticionet e Kupës, Bellingam është gjithashtu lojtari i dytë më i ndëshkuar nga rivalët, me 56 faulle, vetëm katër më pak se sulmuesi i Valencias, Hugo Duro. Dhe këtu llogariten edhe protestat e Bellingamit, i cili konsideron se duhet të kishte fituar shumë më tepër faulle se ato që janë akorduar deri tani.
Si për shembull, ai që pësoi në buzë të zon ës së Atle tikos së Madridit në ndeshjen e kampionatit në “Metropolitano”, e cila ishte një goditje e pastër që nuk u sinjalizua nga Alberola Rohas dhe që nisi aksionin për golin e parë të rivalëve të qytetit. Xhud Bellingam do të mungojë në ndeshjen e së shtunës kundër Las Palmasit për shkak të pezullimit. Anglezi ka parë tashmë pesë kartonë të verdhë në Ligë, shumë prej tyre për protesta pas ndërhyrjeve të rivalëve që nuk u sanksionuan. Situata është përsëritur në Champions League, ku lojtari madrilen tashmë është paralajmëruar dy herë dhe për këtë arsye është një karton larg pezullimit.
Për më tepër, numri 5 i Madridit ka parë kartonë si në Kupë ashtu edhe në Superkupë, gjë që e çon totalin e tij në nëntë kartonë të verdhë në 26 ndeshje të luajtura, të dhëna befasuese për një futbollist të prirur për të fituar më shumë faulle sesa për t’i shkaktuar ato.
PANORAMASPORT.AL