Sunday, 30. August 2026
Sport

Bellingham e zbulon ‘sekretin’ e formës së jashtëzakonshme që po e kalon

GS 30/08/2026 3 Min. Lesezeit

Jude Bellingham ka zbuluar sekretin pas formës së tij të shkëlqyer këtë sezon me Real Madridin, si dhe kontributit të tij të rëndësishëm në fitoren 4-0 ndaj Malagas në La Liga.

Futbollisti i Anglisë ka rikthyer stilin e tij të fuqishëm në sulm këtë sezon dhe ndaj Malagas e dëshmoi edhe një herë këtë. Ai shënoi një gol fantastik për t’i dhënë Real Madridit epërsinë, ndërsa më pas luajti rol vendimtar edhe në golin e dytë, duke goditur me kokë një krosim që portieri Alfonso Herrero e devijoi në portën e tij.

Në një intervistë për gazetën “Marca”, Bellingham falënderoi tifozët e Santiago Bernabeut për duartrokitjet e ngrohta që mori gjatë zëvendësimit.

“Tani ndihem më i lirë, sepse kam lirinë të tërhiqem dhe të luaj në një pozicion më të avancuar ose më të thellë, në varësi të nevojës. Më pëlqen shumë të luaj dhe ky është sekreti pas paraqitjeve të mia të mira”, tha Bellingham.

Ai vazhdoi: “Është një nder i madh të luaj për këtë klub, në këtë stadium dhe me këta tifozë. Duartrokitjet ishin të mrekullueshme”.

Megjithatë, Jude nuk ishte plotësisht i kënaqur me paraqitjen e skuadrës ndaj Malagas.

“Ishte një ndeshje e shkëlqyer, por 20 minutat e fundit ishin shumë të dobëta. Nuk e di pse, por nuk ishin të mira”, deklaroi anglezi.

I pyetur nëse do të ketë ndryshime në formacion, Bellingham u përgjigj: “Ne kemi një skuadër shumë të fortë, një ekip të madh me cilësi në çdo pozicion. Kur trajneri dëshiron të bëjë ndryshime, lojtarët që nuk luajtën në ndeshjen e mëparshme janë plotësisht të gatshëm”.

Nuk është çudi që edhe Jose Mourinho është i impresionuar nga paraqitjet e anglezit. Bellingham po i jep një dimension tjetër sulmit të Real Madridit, së bashku me Viniciusin dhe Mbappen, duke e udhëhequr skuadrën në një fillim fantastik të sezonit.

“Është një lojtar unik dhe shumë i rëndësishëm për skuadrën. Ai ka talente të ndryshme, nga aspekti fizik te ai mendor dhe taktik. Është gjithashtu i aftë ta fitojë topin, të bëjë presion në mënyrë efektive dhe të shënojë gola, veçanërisht me kokë. Është një lojtar i jashtëzakonshëm në çdo aspekt të fjalës”, kishte deklaruar Mourinho para ndeshjes ndaj Malagas.

Teilen: