• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, October 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bellingham flet si futbollist i Real Madridit: Është klubi më i madh, numri i Zidane më frymëzon

15/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori Jude Bellingham është prezantuar të enjten (sot) si futbollist i Real Madridit.

  

Gjatë një konference për media, në të cilën i pranishëm ishte edhe presidenti i Los Blancos, Florentino Perez, reprezentuesi anglez foli për herë të parë si futbollist i 14 herë kampionëve të Evropës.

Bellingham u shpreh i kënaqur që u bë pjesë e Real Madridit.

“Është kënaqësi të jem këtu. Është klubi më i madh në histori, jo shumë kanë mundësinë të luajnë për Real Madridin. Unë u jam shumë mirënjohës atyre që më sollën këtu për të luajtur për këtë ekip”, tha Bellingham, transmeton lajmi.net.

“Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i madh i Real Madridit, i kam parë ata në Angli. Kur lojtarët janë në fushë, është e pabesueshme. Nuk e di… Është një ekip ku gjithmonë dëshiron të shkosh. Është emocionuese. Është një mundësi që nuk mund ta refuzoja”

“Unë jam mirënjohës për Vallejo, ne folëm dhe ai nuk e kishte problem. Ai është një djalë i mrekullueshëm. Unë jam shumë mirënjohës. Unë me të vërtetë e admiroj Zidane, trashëgiminë e tij në këtë klub dhe tani kam numrin e tij. Por unë jam ndryshe. Është një numër që më frymëzon. 22 ka qenë numri im për një kohë të gjatë, por tani do të vesh 5-shin”

“Nuk mund ta komentoj këtë. Le të shohim se si shkojnë gjërat. Kam lexuar gjëra në Twitter, por jo gjithçka që shohim është e vërtetë. Ai është një lojtar i madh dhe ne gjithmonë duam të luajmë me më të mirët. Ne Të gjithë do të donim të luanim me Mbappe, nuk ka asnjë dyshim për këtë”, deklaroi ndër tjerash ai.

19-vjeçari iu bashkua Real Madridit për rreth 100 milionë euro nga Borussia Dortmundi./Lajmi.net/

  


Next Post

Sulmuesi i Italisë kërcënon Spanjën nëpërmjet një taksisti: I eliminoj dhe shënoj dy gola në finale

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.