• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bellingham mund të bëjë gjëra shumë të mëdha

03/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

I intervistuar nga Marca pka orë para ndeshjes së Real Madrid kundër Mallorca-s, e para e 2024-ës për Los Blancos, ish-lojtari i dy ekipeve Ivan Campo ka folur për momentin e skuadrës së Ancelottit, pak orë pas rinovimit të kontratës së trajnerit deri në 2026-ën.

Fitues i dy Champions League me Real Madrid (2000 dhe 2002) dhe i një La Liga, Campo ka folur për shpërthimin e Jude Bellingham në pjesën e parë të sezonit, duke dhënë një këndvështrim ndryshe:

“Mendoj se Real Madrid do të mund të luftojë edhe këtë vit për të fituar gjithçka. Kanë pasur shumë dëmtime, por po e rimarrin veten.

“Bellingham mund të bëjë gjëra shumë të mëdha, është një kampion, por mendoj se fati i tij ka qenë që ka gjetur një trajner si Ancelotti, i cili është kujdesur për të në mënyrë shumë të mirë dhe duke i gjetur pozicionin e duhur në fushë”.

Më pas, Campo ka kujtuar eksperiencën e tij në Madrid:

“Të luash te Real Madrid është ëndrra e çdo fëmije. Finalja e Champions-it e fituar kundër Valencias, momenti më i bukur? Jo. Them debutimi në La Liga, në kombëtare, La Liga e parë e fituar”.

Next Post

LIVE ATALANTA-SASUOLO/ Ish-lojtari i Milanit kalon në avantazh skuadrën e Gjimshitit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.