Jude Bellingham ishte lojtari i përzgjedhur nga stafi i Realit për të folur në konferencë për shtypin para takimit të kthimit me City-n në çerekfinale të Championsit.
Mesfushori anglez ka analizuar sezonin e tij, mungesën e golit në ndeshjet e fundit, si dhe ka dërguar një mesazh për tifozët e Real për ndeshjen vendimtare.
Skuadra favorite: “Unë kurrë nuk vë bast dhe nuk shkoj në baste… por ajo që di është se ne jemi Reali i Madridit. Është më shumë zhurmë e jashtme… “.
Mungesa e golit: “Mendoj se e nisa shumë mirë pjesën e parë të sezonit… dhe mendoj se dëmtimi ka ndikuar. Ritmi im ka ndikuar tek unë dhe në muajt e fundit roli im në skuadër ka ndryshuar pak. Më krijon ankth kur nuk shënoj dhe skuadra nuk fiton. Mendoj se mund ta ndihmoj më shumë ekipin në aspekte të tjera. E vërteta është se unë nuk jam nga ata që vendos sfida, doja të filloja vetëm me një gol dhe tani kam 20.”
Ndeshja me kthimit: “Shpresoj që skuadra të fitojë, ky është prioriteti. Dhe pjesa tjetër është dytësore. Mendoj të kem ndikim në ekip. Do të jetë shumë e vështirë, por ne jemi një ekip i madh, jemi të përgatitur dhe duhet ta tregojmë këtë.
Ne duhet të mbrohemi dhe të punojmë si ekip. Duhet të jemi të guximshëm.”
Roli i Ancelottit në përshtatjen e tij: “Ai ka bërë që të kem performancën më të mirë këtë sezon. Më mbush me vetëbesim çdo ditë, të bën të ndihesh rehat. Më ka ndihmuar shumë dhe më ka bërë të besoj se mund të jem edhe më i mirë. Fillimet e mia në klub kanë qenë pozitive.”/ h.ll/abcnews.al