• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bellingham shpëton “Tre Luanët” nga turpi, Anglia siguron me vështirësi çerekfinalet e Euro 2024

01/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Po të mos ishte për Jude Bellingham do të kishin përjetuar një prej rezultate më zhgënjyese në historinë e tyre. Krijuesit e futbollit ja kanë dalë me shumë vështirësë, të sigurojnë fazën tjetër të Euro 2024, teksa në “Veltins Arena”, të Gelsenkirshenit mundën me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, Sllovakinë, vetëm pas përfundimit të kohës shtesë.

Goli i vetëm për djemtë e Matjaz Kek erdhi në minutën e 27’-të, ku një aksion perfekt i sllovakëve u finalizua më së miri nga “fantazisti” , Ivan Schranz, me këtë të fundit që kap bukur një pasim të Strelec dhe me një goditje me pjesën e jasthme të këmbës mposht “gardianin” Pickford, duke arritur avantazhin.

Avantazh, që arriti të mbetej i pandryshuar deri në “frymën e fundit” të lojës, pavarësisht rasteve të panumërta të “Tre Luanëve” për të arritur qoftë edhe barazimin, teksa rasti më i mirë ishte goli i shënuar nga “ylli” i Manchester City, Phil Foden, në minutën e 50’-të të sfidës, mirëpo pas një rishikimi të aksionit me sistemin VAR, goli rezultoi i parregullt.

Ishte Jude Bellingham ai që “zgjoi” shokët e tij të skuadrë, teksa në sekondat e fundit të lojës barazon me një goditje akrobatike, duke mahnitur të gjithë në “mitikun” e Gelsenkirshenit e për të dërguar lojën në kohën shtesë, aty ku në sekondat e para “bomberi”, Harry Kane përfiton nga një rrëmujë në zonën sllovake për të siguruar kualifikimin.

Kështu, siç theksuam edhe më sipër, Anglia arrin të kalojë, në fazën çerekfinale, të një Kampionati Evropian, teksa në raundin pasardhës do të përballet pasditen e 6 korrikut, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, me “Helvetët” e Zvicrës, me këta të fundit, që eleminuan pasditen e së shtunës Italinë dhe pritet t’i hapin akoma dhe më shumë punë anglezëve, për një “biletë” gjysmëfinaleje. /i.m /abcnews.al

Next Post

Spanja nuk diskuton kualifikimin, “La Furia Roja” kalon Gjeorgjinë dhe “peshkon” organizatorët në çerekfinale

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.