Pas zyrtarizimit të rinovimit të kontratës së Arda Guller, Real Madrid ka filluar nga puna për të rinovuar kontratën me Jude Bellingham. Anglezi ka qenë i jashtëzakonshëm këtë sezon, ku ka bërë diferencën te Reali dhe në gjithë La Ligën dhe jo vetëm.
Kontrata aktuale e Bellingham skadon në vitin 2029, plani i klubit madrilen është të rinovojë të paktën deri në vitin 2031 ose 2032. Megjithatë, jo çdo gjë është aq e lehtë sa duket në plan të parë.
Sipas OK Diario, mesfushori anglez ka dy kushte për të rinovuar kontratën. Së pari, Bellingham kërkon të ketë të njëjtin nivel page si Vinícius Júnior, ndërsa negociatat kanë nisur me një shifër që sillet rreth 22 milionë euro në vit. Gjithashtu, ai dëshiron të mësojë më shumë rreth planeve të klubit për projektin, pasi kërkon të jetë pjesë e një skuadre konkurruese.