Wednesday, 13. May 2026
Sport

Bën 100 me Realin, David Alaba: Nuk ndalem më, jam shumë i lumtur në klub

GS 11/12/2023 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Realit të Madridit, David Alaba, i bëri një lexim pozitiv të barazimit 1-1 kundër Betisit në Sevilje të shtunën në mbrëmje dhe siguroi se pika e marrë në “Benito Villamarin” është shumë e rëndësishme. Për austriakun, ndeshja ndaj Betisit ishte e veçantë pasi arriti në shifrën e njëqind ndeshjeve me fanellën e Relait.

alaba

“Mendoj se rezultati është i mirë, sepse kjo është një fushë shumë e vështirë. Është një pikë shumë e rëndësishme edhe pse është normale që jemi pak të trishtuar duke qenë se kryesonim, por do të vazhdojmë të luftojmë”, tha Alaba për mediat e klubit. Mbrojtësi austriak arriti në 100 ndeshje dhe mori një fanellë përkujtimore nga presidenti Perez.

“Jam shumë i lumtur, dua të vazhdoj të përmirësohem dhe të arrij edhe njëqind ndeshje të tjera. Të qenit lojtar i Realit të Madridit është shumë e rëndësishme për mua, jam shumë i lumtur në klub”, nënvizoi ai. Alaba vlerësoi gjithashtu dhe repartin e prapavijës së Madridit që po bën mirë edhe pa Militaon e Kurtuanë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: