Sunday, 16. August 2026
Sport

Benfica në garë për Shpendin

GS 26/01/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e njohur nga Portugalia, Benfica është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Cristian Shpendi.

Shpendi, po shkëlqen këtë sezon te Cesena, ekip që bën gara në Serie B dhe është gati ta liroj 21-vjeçarin nëse merr ofertën e duhur.

Për të lënë të lirë Shpendin gjatë këtij muaji, Cesena po kërkon të paktën 15 milionë euro dhe mbetet të shihet nëse Benfica do të arrij marrëveshje për transferimin e sulmuesit shqiptar.

Në 22 ndeshje të luajtura këtë sezon, Shpendi ka shënuar 12 gola dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të njohura evropiane.

Ai, së fundmi e ka vazhduar kontratën me Cesesan deri në verën e vitit 2028.

Teilen: