Saturday, 7. March 2026
Sport

Bennacer dhe Kante vizitojnë Mekën

GS 26/06/2023 1 Min. Lesezeit

Lojtari i Milanit, Ismael Bennacer dhe ai i Al Ittihad, N’Golo Kante kanë vizituar vendin e shenjtë Mekën.

Gjatë pushimit, kjo dyshe vendosi të shkonte në Arabinë Saudite për të vizituar vendin e shenjtë të myslimanëve, transmeton lajmi.net.

  

Ajo që ka rënë në sy është se Bennacer udhëtoi në Mekë me paterica. Kjo pasi lojtari pësoi një lëndim serioz ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.

Vlen të përmendet që kjo nuk është hera e parë që lojtarët evropian e vizitojnë Mekën.

Këtë e ka bërë edhe ylli i Francës, Paul Pogba./Lajmi.net/

  


Teilen: