• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Benzema, Haland, Champions dhe “Topi i Artë”, ja pjesët e mozaikut “Mbape”

22/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Synimi i Kilië Mbapesë për të mos zgjatur kontratën me PSG-në përtej vitit 2024 e ka vendosur futbollistin francez në horizontin e Realit të Madridit, diçka që nuk ndodh për herë të parë.

MBAPE

Është logjike që në Madrid ka dyshime në lidhje me synimet e francezit, por e vërteta është se, në enigmën e madhe që rrethon universin “Mbape”, disa pjesë përshtaten me një të ardhme të mundshme si futbollist në “Bernabeu”.

IKJA E BENZEMASË – Hera e fundit që Mbape refuzoi Realin ishte në prag të finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2022, me “los blancos” që udhëhiqeshin drejt triumfit nga Benzema me 44 gola dhe që e katapultoi francezin drejt “Topit të Artë”. PSG-ja e Mbapesë ishte një nga viktimat e Benzemasë dhe atij Madridi në një fushatë historike. Benzema e ka shtyrë vazhdimisht Mbapenë të vishte fanellën e bardhë, por pa mundur ta bindë atë. Një vit më vonë, largimi i Benzemasë në Arabinë Saudite e ka lënë të lirë vendin e 9- ës në Madrid. Prandaj nuk do të kishte konkurrencë për Mbapenë nëse do të dëshironte të luante në Madrid.

LIGA E KAMPIONEVE DHE HALANDI – Mbape ka komentuar vazhdimisht se sfida e tij e madhe në Paris ishte të fitonte Ligën e Kampioneve. Ata u afruan në vitin 2020 kur humbën finalen e Lisbonës me Bajernin. E vërteta është se Haland, pasardhësi (së bashku me Kiliënë) i çiftit Kristiano-Mesi që dominoi Europën për pesëmbëdhjetë vjet, e ka fituar para tij dhe në një moshë më të re. Mbape e di se Reali është rruga më e shkurtër drejt fitimit të një trofeu që PSG-ja nuk ka arritur t’i afrohet.

“TOPI I ARTË” – Në nivel kombëtar, historia e Mbapesë është e lakmueshme, me një titull botëror dhe një nënkampion. Humbja në Katar ndaj Argjentinës së Mesit e vendos “pleshtin” përpara në garën për “Topin e Artë”, 2023. Largimi i Leos nga PSG-ja, pse jo dhe atë të Nejmarit, paraqet një pamje jo shumë joshëse për Mbapenë mbi të cilin do të binte pothuajse ekskluzivisht pesha sulmuese e Parisit. Kjo do ta mbajë atë larg Champions-it dhe bashkë me të dhe larg “Topit të Artë”. Në Madrid është ndryshe, aty e kanë fituar Champions-in dhe “Topin e Artë”, Kristiano, Modriç, Benzema…

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Tifozët e Plzen skandaloz, e bëjnë Kosovën pjesë të Serbisë dhe mezi presin ndeshjen ndaj Dritës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.