Sulmuesi Karim Benzema ka mbyllur llogarinë e tij në Instagram, teksa mediat arabe bëjnë me dije se ai është kthyer në Francë. Por sot ka reaguar një anëtar i Al Ittihad për median Asharq al-Awsat.
“Benzema kërkoi tre ditë pushim për shkak të rrethanave të veçanta. Ai shkoi në Madrid të enjten në mbrëmje. Karim është një lojtar shumë i mirë, profesionist dhe mbetet i lidhur me ekipin”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL