Karim Benzema ka rrëmbyer vëmendjen në barazimin e Al-Ittihad me Al-Taawoun.
Francezi shënoi dy gola në barazim 1-1 në përballjen për ligën e Arabisë Saudite, shkruan lajmi.net.
Sulmuesi garanton gola kudo që shkon dhe e bëri pikërisht këtë në Buraidah, megjithëse ai shënoi për të dyja skuadrat.
Al-Ittihad kaloi në avantazh në mes të pjesës së parë, Benzema drejtoi topin në rrjetë nga një distancë e afërt për të katërtin e tij të sezonit në paraqitjen e tij të tetë në ligë.
Ishte një goditje e mirëpritur për Benzemën pasi ishte i pari i tij për më shumë se një muaj.
Derisa goli i barazimit erdhi kur Alvaro Medran dërgoi një top nga këndi në zonën e rreptësisë, por në vend që topi të shkonte te shoku i skuadrës ishte Benzema, i cili u ngrit në shtyllën e afërt për ta quar në rrjetën e tij, duke kaluar zhytjen dëshpëruese të Marcelo Grohe. /Lajmi.net/