• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Berat Gjimshiti beson te kualifikimi: Tifozët janë motivimi, shpresoj të na mbështesin

16/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur 2 me 1 ndeshjen e parë në Euro 2024 kundër Italisë. Gjithçka u vendos me golat në pjesën e parë.

Pas ndeshjes foli kapiteni Berat Gjimshiti, që shfaq akoma besim te kualifikimi.

“Besoj se performanca ishte ok, por jo aq e mirë sa e kemi dashur dhe e kemi përgatitur. Ka gjëra me përmirësuar, sidomos që i kemi lënë shumë zona Italisë. Nuk ke shumë kohë, pas 4 ditësh luan kundër Kroacisë dhe të besosh t’i bësh ndeshje të mirë dhe t’i marrësh pikë.

Sigurisht që gjëja më pozitive e kësaj nate është se kemi ndejt deri në fund në lojë. Duhet eksperiencë, punë, nuk është aq e thjesht kundër kombëtareve të mëdha kështu që kanë kualitet, duhet të përballosh presionin dhe t’i bësh dëm sepse kështu ishte pak e thjesht për atë.

Për fazën difensive nuk është që kemi punuar keq. Pas pjesës parë thashë kanë munguar faullat, duhet t’i bësh këto dhe jo vetëm futboll të bukur se kishin vetëbesim për 2 golat që shënuan.

Ka disa gjëra që thashë, me ndërpre ritmin e kundërshtarin, gjithë skuadra që ka zbrit poshtë dhe duhet me hy pak më lart dhe me bë presion te kundërshtari. Nuk kemi kohë, por besoj në ditët e sotme me video që i kemi mundësitë, do të jetë pak më e thjesht.

Besoj se tifozëria më e bukur në botë, nuk ka fjalë. Dua t’i falenderojë për mbështetjen sot, shpresoj të jenë dhe në 2 ndeshjet e ardhshme. Është motivim që t’i befasojmë të gjithë në 2 ndeshjet e fundit.

Next Post

Lazio interesohet për Mitajn, mbrojtësi shqiptar në qendër të merkatos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.