Kristjan Asllani është shumë pranë largimit nga Milano pasi Interi gjeti mbrëmjen e kaluar gjuhën e përbashkët me Torinon, e cila është gati që ta huazojë për 1.5 milionë euro me të drejtë blerje 12 milionë euro.
Në këtë kontekst “Sky Italia” kërkoi opinionin e ekspertit të saj, i cili njëkohësisht ka qenë një lojtar kyç i Interit në vitet ’90 siç është, Beppe Bergomi, i cili tentoi që të analizonte ecurinë e mesfushorit në Milano.
“Për mendimin tim cilësia e tij më e madhe është personaliteti. Kur nuk luante Calhanoglu ishte Asllani ai që godiste penalltitë. Por në atë rol që ka Asllani duhesh që të jesh proaktiv dhe ai nuk është. Ka humbur shumë topa, nuk kishte hap dhe gjithashtu nuk ishte efiçent në rikuperimin e topit. Por ai është një lojtar inteligjent dhe ka personalitet”, tha ish-mbrojtësi zikaltër.