Thursday, 22. January 2026
Sport

Bergomi: Duhet të jetë rezervë

GS 23/02/2024 1 Min. Lesezeit

Beppe Bergomi ishte në koment të ndeshjes së Milanit ndaj Rennes, por më pas analizoi edhe sfidën.

Ish-mbrojtës i Interit u fokusua te paraqitja e Luka Joviq që shënoi, por edhe shkaktoi një penallti që mund t’i ishte hapur shumë punë Milanit.

“Kam parë shumë ndeshje të Frankfurtit, i komentoja dhe mendoja se ishte e jashtëzakonshme ajo që Jovic bënte.

Pastaj u fut në telashe, sidomos pas transferimit te Reali.

Ka pasur gola këtë vit, por kur? Kur futet, kur çiftohet me një sulmues tjetër, kur ka rikuperim për të bërë.

Kur e nis nga fillimi, vështirësitë për të ekzistojnë e u panë edhe ndaj Rennes. Vërtetë shënoi, por rrallë ishte pjesë e manovrës”, ka përfunduar ai.

Teilen: